Ministrja Ibrahimaj: Nga 1 prilli, paga minimale do të rritet me 6000 lekë!

Read Time:37 Second

Një ditë më parë u zhvillua mbledhja e Këshillit të Ministrave, teksa në deklaratën për mediat, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se nga data 1 prill do të rritet paga minimale, duke shkuar nga 34 mijë lekë, në 40 mijë lekë.

“Ka një rritje për 6000 lekësh, 17% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do t’i atribuohet si sektorit privat dhe atij publik. Nga data 1 prill paga minimale do të ketë rritje. Ne kemi ndërhyrë dy herë në pagën minimale, me qëllim që të mitigojmë krizën. Është një numër i konsiderueshëm punonjësish me pagë minimale. Në tre vitet e ardhshme synojmë që paga minimale të mos jetë më më e ulta në rajon”, ka thënë ajo.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Kursi zyrtar i këmbimit.
Next post Shqipëria në vend të tretë në Evropë për numrin e kafeneve, lë pas Italinë dhe Spanjën!