FMN: Ekonomia botërore po fuqizohet.

Read Time:1 Minute, 3 Second

Rimëkëmbja e ekonomisë botërore është duke u fuqizuar. Kështu ka deklaruar Fondi Monetar Ndërkombëtarë, i cili ka theksuar se rimëkëmbja nga kriza ekonomike e vitit 2008 është jo vetëm më e fortë por edhe me përmasa më të mëdha.

Sipas ekonomistit të lartë të FMN-së Olivier Blanchard parashikimi është që ekonomia botërore të rritet me 3,6 për qind këtë vit, nga 3 për qind që ishte vitin e kaluar. Ndërsa vitin e ardhshëm rritja pritet të jetë edhe më e madhe, në shifrën 3,9 për qind.  Ai tha se masat e ashpra ekonomike që morën qeveritë e vendeve të ndryshme për të ulur nivelin e borxhit janë lehtësuar dhe investitorët janë më pak të shqetësuar për mundësinë e mospagimit të borxheve. Madje sipas tij  bankat në vende të ndryshme të botës janë duke u fuqizuar gradualisht.

 

Nga ana tjetër krye-ekonomisti i FMN-së tha se në horizont duken edhe sfida, si mundësia e një rritje shumë të vogël ekonomike në disa vende të zhvilluara, ndërsa në disa vende me ekonomi në zhvillim, rritja mund të jetë duke u dobësuar. Po ashtu ai tha se pabarazia ekonomike mes shtresave të pasura dhe të varfra që po thellohet, mund të përbëjë një shqetësim më të madh.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Cilat jane bizneset ku mund te investojne te rinjte dhe si te dalesh me fitime ?
Next post Stoku i Borxhit Publik 2022