Rritet me 3.2% ekonomia shqiptare gjatë vitit 2022

Read Time:1 Minute, 13 Second

Parashikimet për një rritje të lartë ekonomike post-pandemi janë tashmë veçse një vegim i largët i asaj çfarë pritej në vitin 2022.
Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore mbi perspektivat ekonomike globale, rritja në Shqipëri do të ndalet në shifrat e 3.2% gjatë vitit 2022, duke pësuar kështu një tjetër ulje me 0.6% pikë prej raportit të janarit.
Parashikimet për vitin 2023 janë po ashtu të ulur në perspektivë, pasi ajo pritet të jetë në kuotën e 3.5%. Pra, 02.% më pak prej raportit të mëparshëm.
Gjithsesi, skenari i Shqipërisë paraqitet edhe optimist në këtë rast, pasi për disa vende, parashikimi paraqet edhe recesion.
Në tërësi, rritja globale pritet të bjerë në 2.9% gjatë vitit 2022, prej 5.7% që ishte në vitin 2021. Parashikimi i mëparshëm i janarit e jepte ekonominë botërore në një kuotë rritjeje prej 4.1%.
Mirëpo, lufta në Ukrainë, e ka vulosur se shifra të tilla nuk do të ketë.
Rritje po kaq e ngadaltë pritet të jetë ajo ekonomike deri në fund të vitit 2024, pikë deri kur mendohet se do të zgjasin efektet ekonomike pas-luftë (të paktën deri me skenarët e tanishëm).
Inflacioni shumë i lartë mbetet ndër sfidat më të mëdha aktuale të ekonomisë, me skenarë të ngjashëm me atë të viteve 1970, kur ekonomia botërore ra në një fenomen të njohur si staglafion, i cili shkaktoi një varg krizash financiare në tregjet dhe në ekonomitë në zhvillim.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Numri i bizneseve të reja shënoi rritje me 8.2%
Next post <small>Ekonomia Shqiptare: Ecuria dhe sfidat e politikave ekonomike</small>