Bizneset në Shqipëri vuajnë për mijëra punëtorë.

Read Time:1 Minute, 20 Second

“Kërkojmë punëtorë”. Ky lajmërim, kohëve të fundit, shihet shpesh në dyert e bizneseve në Shqipëri, sidomos në qytetet e mëdha: Tiranë, Durrës, Shkodër etj.
Njoftimet e tilla hasen kryesisht në bare, restorante, por edhe në rrobaqepësi dhe sektorë të tjerë. Kjo, përkundër faktit se papunësia në këtë vend me mbi 2.7 milionë banorë është mbi 11 për qind.
Mungesa e fuqisë punëtore vendase ka kohë që është paralajmëruar nga ekspertët, ndërsa “importimi” i saj nga jashtë duket se nuk ka rezultuar edhe aq i suksesshëm.
Nga Qeveria nuk kanë ndonjë qëndrim zyrtar për këtë çështje, por kanë pranuar se nuk ka studim të tregut e as orientim të studimeve në bazë të nevojave.
Edvin Prençe është kryetar i Shoqatës Proexport Albania, që përfaqëson mbi 740 biznese të sektorit të rrobaqepësisë në Shqipëri, me mbi 70 mijë të punësuar.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se mungesa e fuqisë punëtore është problematika kryesore me të cilën përballet ky sektor.
“Kemi nevojë [edhe] për 25 mijë punëtorë”, thotë ai.
Mungesa e punëtorëve lidhet me një varg ankesash të raportuara – nga pagat deri te kushtet në punë, orari i stërzgjatur dhe mungesa e kontratave.
Sipas të dhënave zyrtare në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 ka qenë 59.242 lekë, apo rreth 508 euro.
Ka sektorë, si rrobaqepësia, ku thuhet se punëtorët paguhen deri në 25.000 lekë, apo rreth 212 euro.
Enri Jahaj, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, thotë se këto biznese janë në krizë për punëtorë që një vit e gjysmë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Banka Botërore për Shqipërinë.
Next post Cilat jane bizneset ku mund te investojne te rinjte dhe si te dalesh me fitime ?